Ambjenti i zgjedhur është Pallati i Kongreseve, salla e madhe prej 2100 vendesh. Duke qënë se zhvillohet edhe festivali i këngës në RTSH, një pjesë e karrigeve janë hequr për t’ju përshtatur festivalit.
Pra, në sallë aktualisht ka 1700 vende. Por si do të zhvillojë, PD-ja këtë Kuvend dhe ta quajë atë legal, kur vetëm për t’u plotësuar korumi duhen minimumi 3500 + 1 delegatë të pranishëm në të.
Ndërkohë që nga pamjet e sallës duket qartë, janë 1700 vendet e plota, plus disa persona në këmbë, ndërsa jashtë nuk duket të qëndrojë kush.
Ku janë 3501 personat që duhen për korumin e këtij Kuvendi për të nxjerrë një Këshill Kombëtar legjitim. Pra edhe një herë me shumë se sa janë në sallë.
Lulzim Basha nuk po bën gjë tjetër, thjeshtë dhe vetëm po çertifikon Republikën e tij të re dhe duket qartë se demokratët e kanë bojkotuar Kuvendin e tij Kombëtar dhe duket qartë se edhe njërëzit me mandat nuk kanë shkuar të votojnë. / Lexo.al