• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDODH SI NË FILMA/ Tentoi të vriste me armë një 21-vjeçar në Shkodër, kapet në Tiranë 32-vjeçari
Home
Aktualitet
Kronikë

NDODH SI NË FILMA/ Tentoi të vriste me armë një 21-vjeçar në Shkodër, kapet në Tiranë 32-vjeçari

2 April, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 32-vjeçar u arrestua nga policia pasi akuzohet se ka tentuar që të vriste një 21-vjeçar në Shkodër. Pas hekurave ra Eduard Kësolla, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

VIDEO
NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale një tjetër fazë e operacionit kombëtar, të koduar “Operacionalja”, për kapjen e shtetasve në kërkim, me rrezikshmëri të lartë. Tentoi të vriste me armë zjarri në Shkodër një 21-vjeçar, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Në pranga edhe drejtuesi i automjetit me të cilin lëvizte në zonën e “Freskut” i kërkuari. Sekuestrohet automjeti tip “Audi”. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës mbi vendndodhjen e një shtetasi me precedent për krime kundër personit dhe armëmbajtje pa leje, si dhe i veprimeve operacionale të kryera nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjatë operacionit të koduar “Operacionalja 89”, u ndalua në Tiranë shtetasi E. K., 32 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër

Prokuroria e Shkodrës kishte lëshuar urdhër për ndalimin e tij, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

32-vjeçari akuzohet se më datë 16.01.2026, në zonën e quajtur “Kryqëzimi i Vinotekës”, Shkodër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A. M., 21 vjeç. Po gjatë operacionit u arrestua dhe shtetasi Eduard Kësolla, 27 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër. 27-vjeçari u arrestua për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi drejtonte automjetin me të cilin lëvizte në zonën e “Freskut” Tiranë, 32-vjeçari që ishte në kërkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË FOKUS AMBASADAT, MANZA DHE SHESHET/ Pas paralajmërimit për rrezik sulmesh nga Irani, anti-terrori plan masash, shtohet numri efektivëve në terren
Previous article NIS ZYRTARISHT MISIONI ARTEMIS II/ Komenti kur anija kozmike me katër astronautë lëshohet nga Toka dhe niset drejt Hënës

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT