Dy shtetas shqiptarë me banim në Vorë janë konfliktuar në debat e sipër duke grushtuar njëri tjetrin. Motivet e zënkës mësohet se janë bërë ato për arësye të dobëta, ndërsa dyshohet se dy të konfliktuarit njiheshin më parë. Policia ka marrë masa për agresorin, 40 vjeçarin nga fshati Muçaj i Vorës.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 25.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.H., vjeç 40, banues në Vorë, pasi në fshatin Muçaj, ka goditur me grushte shtetasin A.H., vjeç 53, banues në Vorë. Neni 89 i Kodit Penal.


