• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDODH NË VLORË/ U konfliktuan për një vajzë. I plagosuri: E lamë të sqaroheshim, pastaj…
Home
Breaking News

NDODH NË VLORË/ U konfliktuan për një vajzë. I plagosuri: E lamë të sqaroheshim, pastaj…

25 August, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy të rinj konfliktohen për një vajzë, plagoset 21-vjeçari. Një adoleshent ka përfunduar në prangat e Policisë, pasi është autor i një plagosjeje me thikë, të ndodhur në Lungomaren e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të së mërkurës. Mësohet se gjithçka ka ardhur për motive të dobëta. Autori E.P. 17 vjeç ka plagosur lehtë me thikë R.S. 21 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe të Vlorës.

Burime nga Policia bëjnë të ditur se mes tyre ka hyrë një vajzë, e cila është bërë shkak për nisjen e sherrit. Në momentin që dy të rinjtë janë takuar me njëri-tjetrin për t’u sqaruar, i riu 17-vjeçar në debat e sipër ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur njëherë.

I plagosuri mësohet se ka marrë vetëm plagë të lehta dhe pas marrjes së ndihmës në Spitalin Rajonal të Vlorës është larguar për në banesën e tij. Pak orë pas ngjarjes, Policia nga marrja në pyetje e të plagosurit arriti të identifikonte autorin dhe ta arrestonte atë.

Do të pritet rimarrja në pyetje e 21- vjeçarit të plagosur si dhe e autorit të arrestuar për të mësuar më shumë mbi rrethanat e konfliktit që përfundoi me përdorimin e armës së ftohtë. Gjithashtu, në pyetje nga ana e Policisë pritet të merret dhe vajza që u bë mollë sherri mes dy të rinjve vlonjatë.

Ngjarja ka ndodhur në pikun e sezonit turistik dhe në një prej zonave më të frekuentuara nga ana e turistëve dhe vizitorëve në qytetin bregdetar të Vlorës. Debati mes dy të rinjve dhe më pas përdorimi i thikës, ka shkaktuar panik mes të pranishmëve në zonën e Lungomares.

“Më datë 22.08.2018, rreth orës 23:00, në zonën e Lungomares ka ndodhur një konflikt ku për pasojë është plagosur me mjet prerës një shtetas. Shërbimet e Policisë shkuan në vendin e ngjarjes ku konstatuan se në lagjen ‘Pavarësia’, shtetasi E.P, ka goditur me mjet prerës ‘thikë’ shtetasin R.S., 21 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e mirorganizuara dhe të shpejta policore u bë e mundur identifikimi dhe kapja në kohë e autorit në qytetin e Vlorës. Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta”, bën të ditur Policia, ndërsa mbi 17-vjeçarin e arrestuar rëndon akuza “Plagosje e rëndë me dashje” dhe çështja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Vlorës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JUVENTUS-LAZIO/ Starton sfida nga e cila pritet spektakël
Previous article ARSENAL-WEST HAM/ Përfundon sfida me vendasit që arrijnë të gjejnë dhe fitoren e parë

k.autor

Postime të ngjashme

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë Aktualitet

I KËRKUAR PREJ VITIT 2017/ Zbardhet e kaluara kriminale e Violand Braçellarit, 43-vjeçarit që vrau efektivin e Policisë

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës Aktualitet

U PLAGOS GJATË OPERACIONIT/ Momenti ku efektivi i plagosur transportohet me helikopter drejt Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT