Për shkak të motive të dobëta mësohet se një 27 vjeçar nga Vlora është arrestuar nga policia pasi përndiqte ish-të fejuarën e tij.
Polica e Vlorës ka prangosur shtetasin me inicialet S.K për shkak se ky i fundit kishte hapur disa adresa të rreme me profilin e ish-të fejuarës së tij në rrjetet sociale me qëllim prishjen e imazhit të saj.
Në njoftimin e policisë tregohet se materialet i janë referuar Prokurorisë në ngarkim të shtetasit S.K për veprat penale ‘Përndjekja’ dhe ‘Ndërhyrje pa të drejtë në jetën private’.


