• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDODH NË TIRANË/ Vjehrra denoncon nusen: Më ka bërë magji. Në gjellë më ka hedhur…
Home
Aktualitet
Kronikë

NDODH NË TIRANË/ Vjehrra denoncon nusen: Më ka bërë magji. Në gjellë më ka hedhur…

30 January, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ti nuk di të bësh punët e shtëpisë. Ti nuk di si vendoset lavatriçja. Ti nuk di të hekurosësh. Ti nuk di të gatuash. Ti më ke hedhur qëllimisht rërë në gjellë”.

Këto fjali nuk janë shkëputur nga komedia 14 vjeç dhëndër e përshtatur në kohët e fundit. Por i përkasin një kallëzimi penal në policinë e Kombinatit që ka ndërhyrë pasi një qytetar ka telefonuar për grindjen me zë të lartë që po ndodhte në oborrin e shtëpisë së tyre. Sharjet e vjehrrës dhe mallkimet e nuses janë mbyllur sapo ka mbërritur policia, ndërsa gruaja me inicialet G. V. ka kërkuar që t’ia marrin kallëzimin në shtëpi “pasi ishte shumë plakë dhe nuk lëvizte dot”. Për këtë arsye burimet sqarojnë se dëshmitë u morën në rrethana të pazakonta në banesën e nuses dhe të vjehrrës, ku veç tyre sapo është njoftuar për vizitën, ka mbërritur edhe djali i shtëpisë që shpjegoi se realisht në thelb të përplasjes mes dy grave ishte refuzimi i të ëmës për të pranuar nusen e tij. Por e moshuara, 76 vjeç nuk ka hequr dorë dhe ka këmbëngulur që t’ia marrin denoncimin pasi sipas saj jeta i është bërë e padurueshme që kur nusja ka hyrë në shtëpinë e saj plot 15 vite më parë.

“Jam plakë, nuk vij dot në komisariat. Bëtë mirë që erdhët, kështu që dijeni se kam që në vitin 2005 që dhunohem nga nusja e djalit. Nusja më ka hedhur rërë në ushqim në një rast dhe nuk tregova, e qepa gojën. Madje njëherë më mori aparatin e tensionit dhe syzet dhe m’i ndërroi qëllimisht, ndaj kam probleme me sytë dhe aparati që ka vënë nuk punon”.

Policia deklaron për gazetën Si se grindja mes të moshuarës dhe nuses së djalit është një episod shumë i njohur për ta. “Kohë më parë G. V erdhi në komisariat dhe solli listën e sendeve që pretendonte se nusja ia ka vjedhur. Këmbënguli se i kishin ndërruar bravat e shtëpisë që ajo mos të hynte dot në dhomë dhe të largohej në azil.

“Kur zbulova që nusja më hedh rërë në ushqim, njoftova ambulancën dhe jam e bindur që e bën rregullisht. Nusja nga ana tjetër nuk di të gatuajë. Nuk di të bëjë asgjë. Jam moshë e thyer dhe ngrihem i bëj vetë të tëra. Ne grindemi për pastërtinë e shtëpisë”, shpjegon e moshuara që insiston se marrëdhëniet e këqija mes tyre kanë qenë të tilla që në krye të herës.

Nusja

Por nusja ka hedhur poshtë qëndrimin e vjehrrës së saj. L. V e moshës 40 vjeç sipas burimeve të gazetës Si i tha policisë se vjehrra ka bërë gjithçka për ta ndarë.

“Unë me burrin jetojmë të veçuar në një dhomë, aty hamë aty flemë. Vetëm banjën e kemi të përbashkët. Vjehrra po bën të pamundurën që të na ndajë. Në fillim priste që ne të lindim fëmijë, por nga martesa nuk qe e mundur të bëheshim prindër. Ajo ma hedh fajin mua që s’kemi fëmijë dhe ndaj sajon të gjitha këto”.

Policia e cila ka sekuestruar aparatin e tensionit dhe syzet për të cilat e moshuara pretendon se i janë zëvendësuar nga nusja që ajo mos të shikojë mirë e mos ta masë mirë tensionin e pyet nusen.

Agjenti: A ia ke ndërruar aparatin e tensionit dhe syzet vjehrrës G. V?

L. V: jo, nuk kanë ç’më duhen syzet e vjehrrës dhe as aparati i tensionit. Ajo po sajon gjëra të paqena, dhe këtë gjë e bën pasi nuk i pëlqej si nuse për djalin. Ajo nuk dorëzohet. Kam dashur ta denoncoj vetë, por e kam duruar pasi është grua plakë.

E ndodhur në kushtet kur të dyja gratë akuzojnë njëra-tjetrën dhe kur e moshuara pretendon se po i mbyllin derën që ta përzënë, agjentët kanë marrë edhe dëshminë e djalit. Ai ka mbajtur krahun e bashkëshortes tregoi burimi policor i gazetës Si.

“Jo vetëm nëna, por familja në tërësi nuk qe dakord për martesën. Kur nusja hyri në shtëpi filluan grindjet, në fillim e akuzuan se mungonin filxhanët dhe sende pa vlerë. Pastaj më higjienën, se sipas tyre nusja ime nuk dinte të lahej në dush, nuk dinte të vinte lavatriçen. Pastaj e shanin o magjistare. Familja ime është e bindur që nusja më ka bërë magji, por kjo nuk është e vërtetë”.

Në përfundim policia deklaron se do të pyesë edhe anëtarët e tjerë të familjes, por pavarësisht rezultateve çifti është këshilluar që të dalë nga banesa e të moshuarës dhe të jetojnë të pavarur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ "Marca" zbulon prapaskenat ndërmjet Real Madrid e yllit Mbappes
Previous article SULMON ASHPËR PSG-NË PREJ MESSIT/ Ish-presidenti i Barcelonës: Ka shumë për të mësuar në elitën e futbollit…

s.autor

Postime të ngjashme

SITUATA ME ZJARRET/ 27 vatra në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike Aktualitet

SITUATA ME ZJARRET/ 27 vatra në 24 orë, 4 aktive në vend. Ja zonat problematike

REGULLORJA E RE E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë: Të rishikohet, telefoni është studio lëvizëse e avokatit Aktualitet

REGULLORJA E RE E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë: Të rishikohet, telefoni është studio lëvizëse e avokatit

ATENTATI NDAJ AGRON PUKËS/ Prokuroria kërkon pushimin e akuzave për 3 të dyshuarit Aktualitet

ATENTATI NDAJ AGRON PUKËS/ Prokuroria kërkon pushimin e akuzave për 3 të dyshuarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT