Një 13 vjeçar nga Tirana është kapur me 0.5 gramë lëndë narkotike e llojit “Cannabis Sativa”.
I mituri kishte patur në plan konsumimin e dozës, ndërkohë që materialet i janë bërë të ditura edhe Komisariatit nr.6 në kryeqytet.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 06.08.2018, në rrugën “3 Dëshmoret”, shtetasit të mitur E. G., vjeç 13, banues në Tiranë, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 0.5 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.


