Një person i armatosur ka kërcënuar kalimtarët në zonën e Ali Demit.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme. Deri në këto momente mësohet se nuk ka pasur asnjë të lënduar.
I armatosuri në momentin që ka parë policinë ka hedhur armën në tokë dhe ka tentuar të largohet me vrap.
Pas disa minuta ndjekjeje, policia e ka arrestuar dhe ka sekuestruar armën. Ai është dërguar në komisariat për ti verifikuar identitetin dhe arsyet e veprimit të tij.


