Një 44 vjeçar është arrestuar në kryeqytet. Kjo për shkak se në ambientet e lokalit në përdorim, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 18.10.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.T., vjeç 44, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Sulejman Delvina”, në ambientet e lokalit në përdorim, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Në cilësinë e provës u bllokuan 2 kompjutra pa leje. Nenet 197 e 180 të Kodit Penal.


