• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDODH NË TIRANË/ Policit i kërkohen 11 milion lekë të pensionit që nuk ka marrë kurrë… (VIDEO)
Home
Sociale

NDODH NË TIRANË/ Policit i kërkohen 11 milion lekë të pensionit që nuk ka marrë kurrë… (VIDEO)

9 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Efektivi i policisë Skënder Palushi tregoi në emisionin “Stop” se në 11 Prill të këtij viti ka marrë një shkresë nga Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore të Tiranës, ku thuhej se është debitor me shumën prej 11 milionë lekësh të vjetra, të përfituara në mënyrë abuzive. Denoncuesi kërkoi ndihmën e emisionit, për të zgjidhur situatën që nuk i përket.

“Problemi im është që nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore më ka ardhur një shkresë përcjellëse sikur unë kam marrë 11 milionë lekë të vjetra pension. Realisht unë nuk jam personi që ka marrë paratë sepse unë vazhdoj të jem në punë dhe të paguaj kontributet. Që nga viti 1974 vazhdoj të jem në punë dhe nuk kam dalë në pension”, u shpreh efektivi i policisë.

ISSH i ka kërkuar Palushit të paraqitet pranë institucionit për të lidhur një kontratë për shlyerjen me këste të parave të marra në mënyrë abuzive, përndryshe çështja do të shkonte në prokurori.

Emisioni “Stop” iu drejtua Institutit të Sigurimeve Shoqërore për ta zgjidhur këtë problem. Nëndrejtori i këtij institucioni, Luan Lapraku tha se dosja rezulton me gjeneralitete të falsifikuara.

“Për mbledhjen e shumave debitore ka rezultuar debitore dosja e Skënder Palushit. Por kjo dosje, që ka filluar të marrë pensionin që në vitin 1997 dhe deri në vitin 2018, ka rezultuar me gjeneralitete false”.

Ai kërkoi ndjesë për shqetësimin e shkaktuar ndaj Skënder Palushit dhe tregoi se personi i vërtetë debitor është gjetur, ndaj të cilit do të nisin procedurat ligjore.

“Të gjitha këto çështje, pavarësisht faktit që kanë një pushim të procedimit penal nga Prokuroria e Tiranës, ne bëjmë të gjitha procedurat tona për të mbledhur dëmin ekonomik”.

Falë ndërhyrjes së emisionit “Stop”, çështja u zgjidh dhe personi debitor do të përgjigjet për mashtrimin e kryer përgjatë 21 vitesh me vlerën prej 11 milionë lekësh të vjetra./tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LA LIGA/ Griezmann bëhet “çështje”, Diego Costa e kërcënon…
Previous article Këngëtarja shqiptare TALLET me veten: O çfarë gjoksi është ky... (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

QËLLUAN ME ARMË DREJT MAKINËS SË KUSHËRIRIT/ Arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim Aktualitet

QËLLUAN ME ARMË DREJT MAKINËS SË KUSHËRIRIT/ Arrestohen 3 persona në Kurbin, 1 në kërkim

AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina përfundon në xhamat e një automjeti të parkuar Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË SARANDË/ Makina përfundon në xhamat e një automjeti të parkuar

VRAU 20-VJEÇARIN NË KORÇË/ Kristjan Sterjo del para Gjykatës! Çfarë pritet të ndodhë Aktualitet

VRAU 20-VJEÇARIN NË KORÇË/ Kristjan Sterjo del para Gjykatës! Çfarë pritet të ndodhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT