Një 31 vjeçar është ndaluar nga policia. Personi në fjalë po drejtonte një makinë pa targa, e ndërsa gjatë kontrollit iu gjetën një armë gjahu teke me 6 fishekë si dhe një thikë, të cilat i’u bllokuan nga me cilësinë e provës.
Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 31.08.2018, arrestua në flagrancë shtetasi Y.F, vjeç 31 , banues në Tiranë , pasi në fshatin Bastar Muriz, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “TATA” pa targë, ku nga kontrolli i’u gjet dhe bllokua me cilësinë e provës materiale një armë gjahu teke, me 6 fishekë dhe një thikë. Nenet 279, 280 dhe 291 të Kodit Penal.


