Nuk rastis shpeshherë për të dëgjuar në njoftimet e Policisë së Shtetit raste të sherreve mes vajzave, apo grave.
Një i tillë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e “Pazarit të Ri”, teksa dy shtetase shqiptare, kanë grushtuar njëra tjetrën për motive të dobëta (familjare).
Nuk dihet ende nëse ka patur lëndime në njerëz, por Policia bën me dije se ka marrë masat e caktuara për këtë rast ndaj dy qytetareve.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen S. O., vjeçe 42, banuese në Tiranë, pasi tek “Pazari i Ri”, ka goditur me grusht shtetasen L. M., vjeçe 55, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.


