Një ngjarje dhune është regjistruar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, teksa një 23 vjeçar ka dhunuar nënën e tij fizikisht dhe psikologjikisht.
Të moshuarës ai i ka vjedhur edhe disa orendi shtëpiake.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 04.08.2018, u arrestua shtetasi I. L., vjeç 23, banues në Tiranë, i dënuar më parë pasi në rrugën “Don Bosko”, në banesë, i ka vjedhur disa orendi shtë piake, si dhe ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj nënës R. M., vjeçe 62, të cilës ju plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Nenet 130/a e 134 të Kodit Penal.


