Ndodh që në rrugët e kryeqytetit të shohim “çudira”, nga ato që shpesh na pëlqen ti fotografojmë. Jo se janë gjëra të pabesueshme sa kanë nevojë për shkrepje, por në Tiranën tonë të vogël, çdo gjë që është pakëz ndryshe, bie në sy menjëherë.
Ky është edhe rasti i mëposhtëm ku i riu, teksa po shijon shëtitjen e tij më “Hoverboard”, mban në krah edhe qenin e tij.
E nuk ka faj! Aq i bukur sa është, kush do ta linte në shtëpi?
Megjithatë, mbetet për tu vlerësuar kokorja e tij, atë që shumë drejtues motorash harrojnë ta vënë!
Merrni shembull djema.
/AlpeNews.al