Një rast flagrant i dhunës ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, teksa një shtetase shqiptare banuese në Tiranë ka dënoncuar se ish-bashkëshorti e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht.
Blutë e qytetit morën masat e sigurisë ndaj shtetasit T.L.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 27.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen D.K, 51 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ish-bashkëshorti i saj shtetasi T.L, 54 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.


