• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDODH NË TIRANË/ I moshuari ankohet në Polici: Djali ushtron dhunë, më merr paratë e pensionit
Home
Aktualitet
Kronikë

NDODH NË TIRANË/ I moshuari ankohet në Polici: Djali ushtron dhunë, më merr paratë e pensionit

1 November, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një i moshuar pretendon se jeta prej beqari që bën i biri, i ka sjellë telashe me të afërmit e tjerë më të ngushtë e disa herë edhe me orenditë e shtëpisë që flaken dhe thyhen nga nervat. Policia nga ana e saj dyshon se rasti i denoncuar nuk është tamam dhunë fizike, por më tepër dhunë psikologjike, ndaj dhe D.N. nuk u arrestua, por do të procedohet në gjendje të lirë. Sipas burimeve zyrtare të gazetës Si pranë komisariatit numër 4, i moshuari 74 vjeç u ankua për të birin i moshës 44 vjeç, që ngre zërin jo vetëm kundër prindërve të tij, por edhe ndaj vëllait tjetër. T. N tregoi se si djali beqar kërkon para herë pas here, e madje ai i shpenzon të ardhurat e familjes për të pirë dhe për të bërë jetë nate. Kjo gjendje u ka shkaktuar mërzi të dy prindërve të 44-vjeçarit, i cili sipas të atit duhet të ndryshojë rrugë, të lërë alkoolin, të gjejë një punë dhe të martohet. Dhe këto dëshira të 74-vjeçarit u thanë para agjentit të krimeve, i cili mbajti shënim pretendimet dhe pritet ta referojë çështjen për dhunë psikologjike, përderisa të dy prindërit e beqarit janë stresuar dhe kanë ankth të vazhdueshëm.

I moshuari rrëfen në polici “Arsyeja që jam këtu është djali beqar. Ai është bërë i dhunshëm kohët e fundit, vetëm bërtet në shtëpi. Është i papunë dhe beqar. Na shan dhe ofendon, kërkon para prej meje, prej gruas, prej të vëllait”.

Sipas policisë, i moshuari tregon se incidenti i fundit shpërtheu në familjen e tyre, pasi brenda ditës beqari kërkoi tri herë para, ndërkohë që ata nuk kishin më mundësi t’ia përballonin kërkesat.

“Në mëngjes i dhashë 5 mijë lekë nga pensioni, u kthye në drekë kërkoi prapë, i dhashë dhe 5 mijë lekë, erdhi mbasdite kërkoi prapë, por nuk kisha më. Ai u nxeh filloi të më shajë, ngriti zërin m’u lut se i duheshin patjetër, por nuk kisha më”.

I riu D. N ka ngritur zërin i nxehur dhe ka goditur dollapin dhe sipas të moshuarit kjo gjendje nervash po bëhej e dukshme kohët e fundit. Por nga ana e tij beqari ka dëshmuar se ankesa e të atit në polici lidhet vetëm me një debat të vogël. “Jam në vështirësi pasi jam pa punë dhe nuk mundem të dal nga shtëpia pa para në xhep. Ka ndodhur në një rast që kam thyer diçka, por kurrë nuk i kam prekur prindërit me dorë dhe as vëllain. Nervat më burojnë nga fakti që kam mbetur pa punë, skam asnjë shkak tjetër”, kundërshtoi i riu, sipas të cilit ai dhe familja e tij nuk kanë probleme, por toni ngrihet herë pas here për çështje të ndryshme familjare.

I pyetur nga policia për pretendimin tjetër të të moshuarit se debatet vinin edhe nga beqaria e tij, D. N ka shtuar se kjo nuk është një çështje që mund ta zgjidhë policia dhe se dëshira e prindërve të tij do përmbushet së shpejti./Gazeta “Si”/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARTIZANI NIS SEZONIN ME "MANITA"/ Shikoni 5 golat e realizuar nga "Demat" në Kupën e Shqipërisë (VIDEO)
Previous article I MJAFTOJNË 3 MINUTA NË FUSHË/ Pas Hajdukut talenti i Shpresave i shënon edhe… Rijekës (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

ULËRIMA DHE PANIK/ Pa mjete identifikuese, disa civilë marrin forcërisht një person dhe e fusin në furgon Aktualitet

ULËRIMA DHE PANIK/ Pa mjete identifikuese, disa civilë marrin forcërisht një person dhe e fusin në furgon

TRITOL NË SHKODËR/ Dyshohet se i është vendosur një efektivi të policisë Aktualitet

TRITOL NË SHKODËR/ Dyshohet se i është vendosur një efektivi të policisë

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit Aktualitet

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT