Kjo pamje e veçantë vjen pikërisht nga kryeqyteti ynë shembullor. Siç edhe mund të kuptohet, për mungesë vendi në shtëpine e një pallati të kohës së Enverit ka përdorur dritaren e banjos si derë të një “magazine” në hapësirë…
Mjafton një gozhdë dhe një lidhëse për të futur mbajtësen plastike të bidonave bosh 5 apo 10 litërshe të ujit dhe sasia e “magazinuar” është mbresëlënese.
Tani nuk kuptohet mirë nëse i grumbullon për të patur enë rezerve e për ti mbushur me ujë apo për ti shitur. Ajo që kuptohet që nga larg është fakti se kjo shtëpi ka në gjirin e saj një… nikoqir/e!
AlpeNews.al