Prej tre ditësh babai, shtetas shqiptar, me banim në Tiranë ka deklaruar në Komisiariatin nr.1 se i është larguar i biri i tij nga shtëpia me inicialet S.H me moshë 23-vjeç.
Babai i S.H ka kërkuar ndihmë tek blutë e Tiranës për të gjetur djalin e tij.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 19.07.2018, shtetasi N.H., vjeç 52, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim se, më datë 18.07.2018, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer djali i tij, S.H., vjeç 23, banues në Tiranë. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet do t’i referohen Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.


