Policia Rrugore ka arrestuar një 49 vjeçar ditën e djeshme. Ai u ndalua në rrugën “Ali Demi”, pasi po drejtonte mjetin pa patenë.
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore:
Më datë 19.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Z.P., vjeç 49, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Demi”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Kinlon”. Neni 291 i Kodit Penal.


