Një shtetase shqiptare, me banim në Tiranë, e moshës 65 vjeç është kanosur nga një shtetas shqiptar, me banim në Tiranë i moshës 78 vjeç.
Mësohet se motivi i kanosjes është për debatet që mund të kenë patur të dy shtetasit.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 12.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D. Sh., vjeç 78, banues në Tiranë, pasi rreth orës 10:50, në rrugën “Gjon Buzuku“, në banesën e saj, ka kanosur shtetasen T. Sh., vjeçe 65, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.


