Një shtetas shqiptar, me banim në kryeqytet është kanosur me fjalë nga një shtetas tjetër, 43 vjeç po me banim në Tiranë, ndërsa bëhet e ditur se arsyeja e kërcënimeve ka qenë për motive të dobëta të ngjarjes.
Viktima ka çuar çështjen në Komisariat, ndërsa ndaj personit që ka bërë telefonatat janë marrë masat përkatëse që parashikojnë nenet e ligjit.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 07.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin V. N., vjeç 43, banues në Tiranë, pasi nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar shtetasin D. C., vjeç 43, banues në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.


