Një shofer është kapur mesditën e djeshme në rrugën “Dritan Hoxha” në gjendje të dehur, ndërsa ka qenë gati për të pësuar një përplasje me makinë, por kanë qenë blutë e Policisë që kanë vënë re drejtimin e tij jo të saktë të makinës.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 21.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E. H., vjeç 41, banues në Tiranë, pasi rreth orës 18:45, në rrugën “Dritan Hoxha”, është kapur në flagrancë duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Nissan”. Neni 291 i Kodit Penal.


