Një konflikt banal i cili ka degraduar në sherr mes dy personave në rrugën “Petro Nini Luarasi” është regjistruar mesnatën e mbrëmshme ndërsa bëhet me dije se shkak i përplasjes është janë bërë motivet e dobëta (familjare) mes një 38 vjeçari dhe një 23 vjeçari.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 27.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit D.M., vjeç 38, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Petro Nini Luarasi”, ka goditur me sende të forta, shtetasin A.C., vjeç 23, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.


