Një shtetas shqiptar, me banim në kryeqytet dhe i moshës 24 vjeçare ka përvetësuar mjetin lëvizës të një shtetasi tjetër (biçikletë) duke ia vjedhur, dhe duke mos ia kthyer më atij.
Blutë e Tiranës kanë marrë masat e parashikuara në nenet përkatëse, duke nisur procedimin penal ndaj shtetasit A.P.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 05.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A. P., vjeç 24, banues në Tiranë, pasi ka përvetësuar nga një shtetas tjetër, biçikletën e vjedhur të shtetasit E. T., vjeç 27, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 dhe 283 të Kodit Penal.


