Ka mjaftuar një kontroll rutinë e Policisë së Shtetit që të kapte në flagrancë një përdorues të lëndëve narkotike. Ai është një shtetas shqiptar, i moshë 23 vjeç me banim në Tiranë, ndërsa bëhet me dije se janë marrë masat e duhura ndaj tij.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 24.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Q.B., vjeç 23, banues në Tiranë, pasi më datë 22.08.2018, në rrugën “Aleksandri i Madh”, iu gjet e bllokua 22.6 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe një telefon. Neni 283 i Kodit Penal.


