Dy të rinj janë përleshur midis tyre në Tepelenë. Në përleshjen e tyre kanë përdorur edhe thika dhe mjete të forta, me të cilat kanë plagosur njëri-tjetrin.
Sipas burimeve të Policisë së Tepelenës, mësohet se jani prangosur të dy të rinjtë dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme .
Komisariati i Policisë Tepelenë
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Memaliaj u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– K. S., 20 vjeç, banues në Memaliaj, pasi me armë të ftohtë, thikë ka kanosur, goditur e dëmtuar lehtë në trup shtetasin K. D., si dhe ka prishur rendin e qetësinë publike.
– K. D., 22 vjeç, banues në Memaliaj, pasi ka goditur me sende të forta shtetasin K. S., si dhe i ka thyer xhamin e parë të automjetit në pronësi të këtij shtetasi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, nenet 84, 90, 274, 279, 89 dhe 150 të Kodit Penal.


