Një 31 vjeçar ka ardhur nga Vlora në Shkodër me një motor sportiv tip Dukat. 31 vjeçari A.Rr ka bërë disa shëtitje në qytetin e Shkodrës. Gjatë gjirove nuk ka munguar ecja me shpejtësi nga ana e tij por edhe ‘spektakli’ përmes atij motori sportiv. Përveç kësaj policia e Shkodrës ka patur edhe disa informacione të tjera ndaj menjëherë ka ndaluar 31 vjeçarin. Pas verifikimeve të bëra rezulton se motori që ai kishte rezultonte i vjedhur në Greqi. Menjëherë policia ka bllokuar atë mjet të vjedhur dhe tashmë ndaj 31 vjeçarit kanë nisur procedurat për të parë nëse është ai autori i vjedhjes apo thjeshtë ka rënë viktimë duke e blerë të vjedhur.
Sipas burimeve motori tip Dukat do t’i kthehet pronarit në Greqi, atje ku është vjedhur. Policia po punon për të ditur se cili është autori dhe se si funksionon ky rrjet i vjedhjeve i mjeteve të tilla në vende si Greqi. Ja njoftimi i policisë për këtë rast:
Më datë 15.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin A.Rr., vjeç 31, banues në Vlorë, pasi motori tip “Dukat” që ju bllokua, rezulton i vjedhur në Greqi. Neni 141/a i Kodit Penal.


