Një 68 vjeçar nga qyteti i Shkodrës i cili drejtonte automjetin në gjëndje të dehur ka shkaktuar aksident pranë sheshit “Isa Boletini”.
NJOFTIMI I POLICISE:
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin A.U, vjeç 68, banues në Shkodër, pasi në afërsi të sheshit “Isa Boletinit”, Shkodër, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksvagen” ka goditur mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit E.T, vjeç 57 banues në Shkodër, duke i shkaktuar dëme materiale. Neni 291 i Kodit Penal.


