Sulmohet një grup turistesh në Borsh. Turistëve nuk i ka pëlqyer shërbimi në lokal dhe kanë tentuar që të largohen, por furgoni i tyre është ndjekur nga pronarët të cilët më pas i kanë goditur me grushte, madje dhe drejtuesin e mjetit.
Pronarët e lokalit kanë thyer xhamin e furgonit, por mjeti ka arritur që të largohet deri në vendin e quajtur “Volloder” ku është pikasur nga një furgon i FNSH-së, i cili ka ndërhyrë menjëherë. Mësohet se grupi i përbërë nga 5 turistë spanjollë ndodhen në spital, pasi kanë marrë disa lëndime në trup, e ndërsa forca të shumta të policisë së Himarës, Sarandës dhe FNSH-ja janë vënë në ndjekje të autorëve.