• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NDODH NË ROMË/ Qytetarët sfidojnë temperaturat e ulëta, hidhen nga ura në lumin Tiber (VIDEO)
Home
Jetë

NDODH NË ROMË/ Qytetarët sfidojnë temperaturat e ulëta, hidhen nga ura në lumin Tiber (VIDEO)

1 January, 2019 F.autor Jetë

Kur bëhet fjalë për ide të pazakonta dhe mënyra festive, italianët janë të parët. Qytetarët e Romës, kanë sfiduar të ftohtin dhe nuk e kanë ndalur traditën e tyre të përvitshme, atë të hedhjes në ujërat e lumit Tiber nga ura Cavour.

Për të nisur vitin 2019, një grup italianësh kanë ndjekur traditën, duke kërcyer nga ura drejt ujit të akullt. Kjo traditë daton që nga viti 1946, nga një roje plazhi i quajtur Rick Sonay, me oigjinë italo-belge, në atë kohë papunë i cili po përpiqej të manifestonte aftësitë e tij duke u hedhur nga ura. Zhytja tradicionale zhvillohet prej të dekadash në datën 1 janar të cdo viti e madje, është një nga atraksionet e fillim-vitit për turistët e huaj. Turma e njerëzve pushtoi urën Kavur të Romës, dhe më pas u hodh në ujë nga lartësia e 17 metrave. Disa prej aventurierëve, tentuan të bënin edhe stile gjatë zhytjes.

“Ky është viti i 31-të i zhytjeve të tilla këtu në Romë. Kushtet janë të mira, uji është pak i ftohtë, por jam gati të hidhem me kokë në këtë zhytje”

      , u shpreh një notues.

Ndërsa për notuesit kishte rëndësi vetëm gara, pjesa tjetër, ajo e shikuesve, nuk guxoi ta zbulonte fytyrën nga shalli, apo duart nga dorezat. Temperaturat ishin në minus.

“Ka tre vjet që vij të shikoj këtë manifestim, është diçka vërtet e mirë. Janë gjëra që duhen ruajtur si kujtime të vyera se çfarë ndodh nëpër botë”, tha një vizitor.

Në garë mori pjesë edhe notuesi i famshëm italian Xhuzepe Palmuli, i thirrur me pseudonimin ‘Mr OK’ i cili u kthye sërish këtë vit, me mesazhin drejtuar liderëve botërorë, që të bëjnë më shumë për të ndihmuar njerëzit që vuajnë krizat e luftës dhe varfërisë.

Jo vetëm kaq, por ai nënvizoi se vitin 2018 ka ndodhur ngjarje e tmerrshme në këtë vend, duke përmendur tragjedinë e një nënë që u hodh nga ura bashkë me dy binjaket e saj duke u vetëvrarë.

“Lëshimin nga ura ia dedikoj djalit tim me aftësi të kufizuara që është në moshën 32-vjeçare dhe që prej pak kohësh ka kryer një operacion si dhe gjithë qytetarëve të Romës”, ka përfunduar ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS SHERRIT MAJLINDA NUK E LË MAJKUN TË TAKOJË DJALIN? Shihni çfarë ka bërë reperi për të
Previous article PËRKEQËSIMI I MOTIT/ Drejtoria e Përgjithshme Detare: Kini kujdes, merrni masat e duhura për të parandaluar incidentet

F.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT