Kapet një sasi kanabis sativa në ambientet e brendshme të burgut të Peqinit.
Dje nga Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve, në IEVP Peqin, nga kontrolli në ambientet e përbashkëta të burgut, u gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale 13.5 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Mister mbetet faksti se si kjo drogë arriti në ambientet e përbashkëta ku mendohet se do tu shitej të dënuarve të tjerë.
Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit që ka futur lëndën narkotike.


