Një 30-vjeçare në Maliq ka kallëzuar në polici se është abuzuar seksualisht nga vjehrri i saj rreth dy muaj më parë.
Sipas njoftimit zyrtar, e reja dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Materialet janë referuar në Prokurori për vlerësim, ndërsa nën drejtimin e saj po kryhen verifikimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Policia nuk ka dhënë ende detaje të mëtejshme mbi të dyshuarin apo mbi dinamikën e ngjarjes.


