Një pronar i një pike këmbimi valutor ka kallëzuar në Policinë e Shtetit se i kanë dhënë një shumë parash false gjatë një shkëmbimi parash të huaja që një qytetar ka kërkuar të kryejë. Policia ndërkohë ka nisur kërkimin e personit të paidentifikuar ende që ka dhënë paratë false.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 25.08.2018, shtetasi K.Y., vjeç 56, banues në Lushnje, pronar i një pike këmbimi valutor, kallëzon se një person ka këmbyer kartëmonedha, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 183 i Kodit Penal.


