Një 39 vjeçare me inicialet A.K falsifikonte dokumentat në mënyrë që të përfitonte pagesën e kempit (ndihmës ekonomike) që merrte i ati, pavarësisht skadimit të afateve.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Lushnjes, dhe qytetarja është pikasur nga policia, e më pas çuar në pranga.
Njoftim i policisë
Më datë 01.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasen A.K, vjeç 39, banues në Kolonjë Lushnjë, pasi duke falsifikuar dokumentet, për tre muaj, ka marrë pagesën e kempit të babait, shtetasit H.K, banues në fshatin Ardenicë. Nenet 135 e 186 të Kodit Penal.


