Një i ri është kapur nga Policia e qytetit të Lezhës teksa i janë verifikuar dy motorë të vjedhur në servisin e tij. Policia nuk ka treguar vendin nga ku janë marrë mjetet lëvizëse.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 28.08.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.M., vjeç 23, banues në Lezhë, pasi në Ishull Lezhë, në servisin e mjeteve, iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës 2 motorë, ku nga verifikimet rezultonin të vjedhur në Itali. Nenet 141/a e 25 të Kodit Penal.


