Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lazarat, ku një i dënuar më parë për trafik droge, ka dhunuar një biznesmene grua, por më pas edhe pse është shoqëruar në komisariat është lënë i lirë.
Bëhet fjalë për A.B, 35-vjeç i dënuar për trafik droge dhe që ka dhunuar biznesmen grua L.B pas një konflikti të ndodhur në një prej magazinave në lagjen Kordhoce. Debati mes tyre ka nisur ne ambientet e pronës së të dhunuarës ku ajo ka kundërshtuar kërkesën e agresorit 35-vjeçar për të hyrë në ambientet e veta.
Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia duke e shoqëruar agresorin në komisariat por më pas është lënë i lirë. Ndërkohë që gruaja biznesmene ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore dhe psikologjike në spital, agresori u lirua nga policia.