Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike është “kapur” duke dhënë porosi në telefon se si duhet të veprohet në rast se qeveria nuk tërheq votimin e projektligjit për Teatrin Kombëtar.
Spaho ka harruar mikrofonin ndezur, dhe ajo që ka thënë në telefon është dëgjuar pjesërisht nga të gjithë deputetët.
“Po nuk e tërhoqi ligjin, po nuk e tërhoqi..do…”, është dëgjuar të thotë Spaho në telefon por menjëherë e ka shtyrë mikrofonin pasi ka kuptuar se po dëgjohej.
Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka ironizuar me këtë moment, duke i thënë “dëgjojeni porosinë”.


