Një 27 vjeçar ka rënë në pranga nga policia e Korçës. Shkak u bë dyshimet që policia kishte se ai ka trafikuat një mjet tip “SAAB” pa targë.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë:
Më datë 13.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin A.K., vjeç 27, banues në fshatin Gostivisht, Ersekë, pasi nëpërmjet PKK Durrës, dyshohet se ka trafikuar mjetin tip “SAAB” pa targë. Neni 141/a i Kodit Penal.