• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDODH NË KORÇË/ Përplasja për certifikatën e pronësisë “ZHVENDOS” banorin tek shtëpia e komshiut
Home
Sociale

NDODH NË KORÇË/ Përplasja për certifikatën e pronësisë “ZHVENDOS” banorin tek shtëpia e komshiut

13 April, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Fiks Fare trajtoi problematikën e qytetarit Petraq Dajçe, i cili prej 25 vitesh banon në një shtëpi banimi në rrugën “Thanas Mërtiri”, Pallati 40, Shk 1, Ap 6. Lagja nr 4, Korçë.

Gjashtë muaj më parë, kur aplikoi për të marrë certifikatën e pronësisë mësoi, se sipas të dhënave në të, rezulton të banojë në pallatin 5 katësh që ndodhet përballë pallatit ku ai banon aktualisht.

Në certifikatën e pronësisë, ndryshonte numri i pasurisë dhe sipërfaqja. Familja Dajçe e ka blerë këtë apartament rreth 25 vite më parë, me dokumentacion të rregullt nga një qytetar tjetër. Ata disponojnë të gjithë dokumentacionin për të vërtetuar, blerjen, adresën dhe zotërimin e një apartamenti 2+1 dhe jo 1+1 siç rezulton në certifikatën e pronësisë.

Pasi është ankuar në Zyrën e Regjistrimit Korçë, kjo e fundit nuk ka pranuar ta rregulloj këtë problem teknik, pasi sipas saj zanafilla ishte dokumentacioni i sjellë dhe i dhënë nga Enti Kombëtar i Banesave. Por Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pas ankesës së qytetarit mban një tjetër qëndrim dhe detyron zyrën e Korçës t’i japë zgjidhje. Sipas tyre, zyra, nuk është në kushtet e fshirjes, por të përditësimit apo përmirësimit të të dhënave.

Por pavarësisht këtyre përpjekjeve qytetari nuk kishte marrë zgjidhje, ndaj zgjodhi të ankohej në Fiks Fare.

Zgjidhja e problemit dhe thirrja për bashkëpunim e specialistit

Gazetarët e Fiks Fare, bashkë më qytetarin, ju drejtua Zyrës së Regjistrimit, ku intervistuan inxhinierin specialist që ishte marrë me regjistrimin e kësaj prone. Sipas tij Petraq Dajçe nuk është i vetmi qytetar që ndodhet në këtë situatë.

“Ne pavarësisht dëshirës, nuk kemi mundësi që ta bëjmë vetë çregjistrimin apo korrigjimin, pasi duhet sipas ligjit të korrigjohet nga institucioni ku është bërë ky gabim, Enti i Banesave”- theksoi ai.

Për këtë arsye dhe në bazë të shkresës që ka nisur Zyra Qendrore do të ngrihet një grup pune që në bashkëpunim më Bashkinë e Korçës dhe dy specialistë të Zyrës së Regjistrimit Korçë, do të bëjnë verifikimet në terren. Vetëm pasi të vijnë përditësimet nga bashkia, do të bëhet edhe afishimi i këtyre ndryshimeve dhe pas 45 ditëve, nëse nuk do të ketë ankesa nga qytetarë, atëherë do të procedohet me përditësimet dhe ky problem do të zgjidhet.

“Ne nuk mund të ndërhyjmë pa bashkëpunimin e bashkisë, pasi ndryshimi i gabimit tek certifikata e njërit qytetar do të kishte efekt domino. Ndaj nëpërmjet këtij emisioni që ndiqet nga të gjithë, kërkojmë ndihmën e qytetarët të punojnë me grupet e terrenit dhe të lajmërojnë për problematika të ngjashme.” – deklaroi specialisti i zyrës së regjistrimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ligji për shqipen, ambasadorja e OSBE: GJUHA, çështje e rëndësishme në një shtet shumetnik
Previous article Bujar Qamilit i "shpëton" goja: Gruas ja coj paratë në shtëpi, por kur i blej të dashurës parfum...

F.autor

Postime të ngjashme

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket Aktualitet

HARTA E ZJARREVE NË VEND/ Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën: Po monitorojmë 9 vatra, ja më problematiket

AKSIDENT TRAGJIK NË GJERMANI/ Humbin jetën tre anëtarë të një familjeje shqiptare Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GJERMANI/ Humbin jetën tre anëtarë të një familjeje shqiptare

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj Aktualitet

SHKRUMBOHET NGA FLAKËT MAGAZINA NË BULQIZË/ Rrezikohen edhe dy banesat pranë saj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT