Një 34-vjeçar nga Tepelena ka pësuar një aksident me makinë në fshatin Dvoran të Korçës e për pasojë ka mbetur i plagosur.
Policia bën me dije se mjeti tip BMW i drejtuar prej tij pasi ka dalë nga rruga, është përplasur me një urë.
Shtetasi ndodhet momentalisht i shtruar në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.
Policia sqaron më tutje në njoftimin e saj se 34-vjeçari është arrestuar.


