Një i mitur, 4 vjeçar shtetas shqiptar, me banim në qytetin e Korçës është mbytur në ambjentet e Spitalit Rajonal të qytetit teksa po konsumonte një frut (kumbull).
Dyshimet e Policisë tregojnë se ngjarja ishte aksidentale.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 30.07.2018, në spitalin rajonal Korçë, rrugës për në spital ka vdekur fëmija M.Xh., vjeç 4, banues në Korçë, pasi dyshohet se i janë bllokuar rrugët e frymëmarrjes nga një frutë, kumbulle. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për ngjarje aksidentale.


