Një burrë është arrestuar në flagrancë në Kamëz, Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij.
Burime të komisariatit të Policisë Nr. 5 në Tiranë konfirmojnë ngjarjen dhe saktësojnë se u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për dy gratë e dhunuara nga kryefamiljari.
Komisariati i Policisë Nr. 5
- Më datë 01. 10. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen L. Gj., vjeçe 46, banuese në Kamëz, pasi bashkëshorti A. Gj., i datëlindjes 10.12.1965, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
- Më datë 01. 10. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen F. Gj., vjeçe 23, banuese në Kamëz, pasi babai, A. Gj., vjeç 53, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
- Më datë 01. 10. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Gj., vjeç 53, banues në Bathore, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes L. Gj., vjeçe 46. Neni 130/a i Kodit Penal.


