Vjedhin Land Roverin, por hajdutët janë të pa fat pasi përplasen pak metra më larg me një shtyllë elektrike.
Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në lagjen “Holta” të qytetit të Gramshit. Shtetasit A.Ç, 29 vjeç, banues në fshatin Cëruj, i kanë vjedhur mjetin tip “Land Rover”, por pasi kanë mundur ta ndezin dhe janë nisur për tu larguar, hajdutët janë përplasur me një shtyllë elektrike diku më larg. Ata e kanë braktisur menjëherë.
Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe grupi hetimor. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit (ve).


