Ka ndodhur në një fshat të Gramshit. I vë shkrepsen komshiut dhe zhduket në drejtim të paditur.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë në fshatin Skëndërbegas. Në kasollen e mbushur me barë të thatë në pronësi të shtetasit M.G. 61 vjeç ka rënë zjarr duke rrezikuar edhe banesën aty pranë. Ndërhyrja e familjarëve, fqinjëve dhe e zjarrfikësve më vonë kanë bërë që flakët të izolohen dhe të shpëtohet banesa.
Nga hetimet paraprake policia dyshon se zjarri është i qëllimshëm ndaj po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan. Nenet 151 i Kodit Penal.


