Ngjarje gati e pabesueshme në Gramsh. Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasen me inicialet K.T. 57 vjeçe me banim në këtë qytet pasi akuzohet se ka përndjekur bashkëshortin shtetasin I.T. 55 vjeç.
Kohë më parë 55 vjeçari kishte kërkuar ndihmën e policisë pasi rrihej nga gruaja. Për këtë qëllim për burrin ishte vendosur urdhër mbrojtje që të mos prekej me dorë nga gruaja.
Por dje ka kërcitur sërish dajaku dhe gruaja ka bërë për vdekje burrin që sërish ka shkuar me vrap dhe ka kërkuar ndihmën e policisë.
Policia ka arrestuar në flagrancë gruan e cila tani do të përballet me akuzën e parashikuar nga neni 121 i Kodit Penal. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.