Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vlosh të Roskovecit.
Sipas policisë, 4 nipërit kanë ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tyre, shtetasit XH.M, 55 vjeç.
Sakaq, shtetasit me inicialet A.M, E.M, V.M dhe L.M, përkatësisht 42, 26, 22 e 21 vjeç, janë arrestuar nga policia, e ndërsa materialet u referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme hetimore.
NJOFTIMI POLICISË:
Më datë 24.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasit A.M., E.M., V.M., dhe L.M., vjeç 42, 26, 22 e 21, banues në fshatin Vlosh, Roskovec, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhune fizike ndaj xhaxhait të tyre, shtetasit Xh.M., vjeç 55. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.


