Një grua ka denoncuar rastin e saj shqetësues në Komisariatin e Fierit ku ka deklaruar se një djalë i ri, banues dhe shtetas shqiptar i ka dhënë 100 dollarë të falsifikuara, dhe më pas është larguar nga lokali i saj.
Policia ka shpallur në kërkim 21-vjeçarin nga Fieri, me iniciale K.Ç.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 17.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe punohet për kapjen e shtetasit K.Ç., vjeç 21, banues në fshatin Petovë, Fier, pasi dyshohet se në fshatin Verbas, Patos, në lokalin e shtetases Z.Z., i ka dhënë 100 dollarë, të cilët dyshohen të falsifikuar. Neni 183 i Kodit Penal.