E rrallë në Elbasan. Mjeku otorinolog Mina Kallajxhiu gjen një buburrec që kishte jetuar për muaj të tërë në veshin e një pacienti.
Prej disa kohësh pacienti ankohej se nuk dëgjonte mirë dhe se herë pas here kishte zhurma e dhimbje në vesh, transmeton infoelbasani.al.
Mjeku specialist ekzaminoi veshin dhe gjatë kontrollit është befasuar kur brenda tij ka gjetur një buburrec i cili ishte i mbështjellë me dyllë.
Sipas dr Minait, buburreci ka kohë që është futur në vesh e madje ka jetuar aty duke u ushqyer me dyllë. Por më në fund ai ka ngordhur.
Nuk është hera e parë që mjeku specialist Mina Kallajxhiu nxjerr gjallesa, objekte apo insekte të tilla nga veshët e pacientëve duke u shpëtuar atyre jetën pa pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.