Dy gra, shtetase shqiptare dhe banuese në qytetin e Elbasanit kanë deklaruar në Polici se dhunohen rregullisht nga bashkëshortët e tyre.
Policia ka lëshuar urdhër-mbrojtjet në bazë të materialeve që shtetaset S.V dhe N.T kanë dorëzuar në Polici.
NJOFTIMET E POLICISË
1.
Më datë 16.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm, për shtetasen S.V., vjeçe 37, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se bashkëshorti A.V., vjeç 46, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
2.
Më datë 16.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershme, për shtetasen N.T., vjeçe 46, pasi dyshohet se bashkëshorti N.Ç., vjeç 51, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet iu kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.