Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku është zhdukur një nënë së bashku me dy fëmijët e saj.
Ka qenë bashkëshorti i saj ai i cili ka denoncuar rastin ditën e djeshme, pasi gruaja dhe fëmijët e mitur nuk ishin kthyer në shtëpi.
Ndërsa policia është vënë në kërkim për gjetjen e tyre.
Njoftimi i policisë:
Më datë 25. 09. 2018, shtetasi A. N., vjeç 33, banues në Durrës, kallëzon se bashkëshortja A. N., vjeçe 29, më datë 25. 07. 2018, bashkë me dy fëmijët e mitur nuk është kthyer në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 127 i Kodit Penal.


